NJË MIQËSI E RRALLË SI KJO! Princesha Diana dhe Nënë Tereza (FOTO)

30

Pas vdekjes së parakohshme të Princeshës Diana në një aksident automobilistik më 31 gusht të vitit 1997, edhe vetë Nënë Tereza vdiq vetëm pesë ditë më vonë, në moshën 87 vjeçe. Dekada pas vdekjes, në vitin 2016 figura e Nënë Terezës u shenjtërua duke marrë epitetin si “Shën Tereza e Kalkutës”. Princesha Diana dhe Nënë Tereza, lanë pas një karrierë suksesi në sferat e tyre, por me një të përbashkët – humanizmin!

Dikur, një miqësi e papritur lulëzoi midis një princeshe angleze, Dianës dhe një murgeshe të moshuar katolike me prejardhje shqiptare – Nënë Terezës (Gonxhe Bojaxhiu). Rreth kësaj miqësie në vitin 1997, udhëheqësi shpirtëror indian, Sri Chinomy, kishte botuar një artikull për prestigjiozen amerikane, Agni Press, ku kishte treguar detaje rreth këtij raporti shoqëror dhe përpjekjet e Princeshës Diana për ta takuar Nënë Terezën. “Gjatë një takimi me Princeshën Diana, rastësisht përmenda që Nënë Tereza ishte aq e mirë dhe e dashur për mua. Në atë moment, ajo u shpreh, ‘po, unë jam gjithashtu një admiruese e saj dhe jam përpjekur ta gjurmoj që të mund ta shoh, por askush nuk e di se ku ka shkuar. A mund të më thuash se si mund të takohem me të?’”.

Sri kishte intervenuar që dyshja e famshme të takoheshin në disa takime, përfshirë edhe atë në Bronx. “Nënë Tereza udhëtoi për në Amerikë për të pranuar ‘Medaljen e Nderit të Kongresit’ dhe erdhi për të qëndruar në ‘Shtëpinë e Misionarëve të Bamirësisë’. Ajo më kërkoi t’i jepja Princeshës Dianës numrin e telefonit dhe adresën e saj në mënyrë që të takoheshin”, shkroi ai.  “Për fat të mirë, itinerari i Princeshës Diana e solli atë në Shtetet e Bashkuara në atë kohë. Ajo erdhi për të promovuar ankandin e rrobave të saj me mision bamirës dhe po ashtu e takoi të preferuarën e saj, Nënë Terezën”, ishte shprehur tutje Chinomy. Chinomy, kishte zhvilluar takime të kohëpaskohshme me Nënë Terezën dhe i dinte mirë mendimet e saj për Princeshën Diana, për të cilën ishte shprehur se – “e çmonte shumë”. “Kam vizituar Nënë Terezën më 3 Qershor dhe përsëri më 17 Qershor për takime private. Gjatë këtyre takimeve, Nënë Tereza foli disa herë për Princeshën Diana, dhe gjithmonë me dashuri dhe afeksion të jashtëzakonshëm”.

“Më 18 qershor, Princesha Diana fluturoi nga Washingtoni për të vizituar Nënë Terezën. Ato patën një takim të gjatë e privat dhe më pas ato bënë fotografi jashtë. Të gjithë u habitën kur panë Nënë Terezën që qëndronte pranë Princeshës Diana. Kjo ishte një shenjë e dashurisë së saj të jashtëzakonshme për Princeshën Diana”, shtoi Sri.

Fotografitë e shkrepura mes dyshes me plot reputacion, Princeshës Diana dhe Nënë Terezës, fituan një vëmendje të madhe mediatike duke pushtuar titujt e pothuajse çdo gazete në atë periudhë. Ky fakt i kishte bërë përshtypje edhe Chinomy-t. “Bota do të çmojë përgjithmonë fotografitë e këtyre dy ndriçuesve të pavdekshme: Nënë Terezën, të cilën unë e vendos në galaktikën e shenjtorëve të pavdekshëm dhe Princeshën Diana, e cila pushtoi zemrën e botës me dashurinë, dhembshurinë dhe shërbimin e saj ndaj njerëzimit”, shkroi ai. Për fund, Sri, u shpreh falënderues që kishte mundësinë të asocionte në takimin mes Dianës dhe Gonxhes. “Unë jam aq i lumtur dhe mirënjohës ndaj Zotit që ai më zgjodhi mua për të qenë instrumenti për t’i ndihmuar ato të takohen me njëra-tjetrën për herë të fundit”, përfundoi ai. Ndryshe, në dimrin e vitit 1992, gjatë muajit shkurt u planifikua të zhvillohej një takim mes dy siç Princeshës Diana dhe Nënë Tereza.

Princesha Diana fluturoi për në Romë për të parë misionaren e bamirësisë, 82-vjeçe, Nënë Terezën, e cila aso kohe kishte qenë shumë e sëmurë sa që nuk arriti që të shkonte në vendtakimin e planifikuar në Kalkuta, prandaj takimi u zhvillua në një vend tjetër dhe larg mediave. Pavarësisht kësaj, Diana bëri një turne në manastir dhe më vonë tha se ajo përjetoi një “zgjim shpirtëror”, sipas ish-butlerit të saj, Paul Burrell. Ajo përshkroi se si “diçka shumë e thellë” i kishte prekur jetën, veçanërisht kur motrat e manastirit i kënduan asaj, një përvojë që ajo tha se ishte “thellësisht shpirtërore”. Megjithëse Princesha e Wales jetoi një mënyrë jetese të privilegjuar dhe përrallore, ndërsa murgesha ishte person i thjesht dhe e përkushtuar duke bërë betime të varfërisë, dëlirësisë, bamirësisë dhe bindjes, miqësia e tyre e qëndrueshme zgjati deri në vdekjen e parakohshme të Princeshës Diana.

Gjithashtu, Diana ishte përpjekur të takonte Nënë Terezën edhe gjatë udhëtimit të saj në Indi, ku me vete kishte edhe Princin Charles, udhëtim ky që u zhvillua në fillim të vitit 1992, por Nënë Tereza nuk gjendej aty në atë ditë. Sidoqoftë, gjatë pesë viteve të ardhshme, Diana dhe Nënë Tereza u takuan disa herë duke përfshirë një takim në një manastir në Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aso kohe, ishte raportuar se të dyja diskutuan për shumë gjëra, përfshirë edhe Princin Harry-n dhe Princin William, teksa anash nuk u lanë as çështjet e bamirësisë. Takimi u zhvillua pasi që princesha ishte në Shtetet e Bashkuara për një ankand bamirësie të veshjeve të saj, me të ardhurat e të cilit do të ndihmoheshin njerëzit me kancer dhe AIDS në Amerikë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Princesha Diana gjithmonë mbështeste punën e “Misionarëve të Bamirësisë” dhe u raportua se pasi u takua me Nënë Terezën, ajo u dha atyre një shtëpi në Washington DC për gratë shtatzëna të pamartuara që nuk kishin ku të shkonin.

Kjo ishte vetëm një nga të bëmat e saj, ku tregohej zemërgjerësia e Princeshë Dianës në raport me shtresën e varfër të njerëzve.

Në anën tjetër, Nënë Tereza, e cila u shenjtërua shumë vjet pas vdekjes, e përshkroi natyrën e dashur të princeshës si “të bukur”. Ndërsa Nënë Tereza u plak dhe gjithnjë e më e dobët, mbështetësit besuan se ajo po e kanalizonte punën e saj përmes Princeshës Diana, e cila ishte më se e lumtur të ndiqte shembullin e saj dhe të përpiqej të ndihmonte në çdo mënyrë që të mundte. Nënë Tereza shquhej për angazhim strikt dhe për atë se ishte e prerë në urdhrat që jepte gjatë angazhimeve të saj, por kjo nuk e pengoj që ajo ta kuptoj se dhembshuria e shoqes së saj për anëtarët e varfër dhe të pa favorizuar të shoqërisë ishte e vërtetë.

Pas vdekjes së parakohshme të Princeshës Diana në një aksident automobilistik më 31 gusht të vitit 1997, edhe vetë Nënë Tereza vdiq vetëm pesë ditë më vonë, në moshën 87 vjeçe. Dekada pas vdekjes, në vitin 2016 figura e Nënë Terezës u shenjtërua duke marrë epitetin si “Shën Tereza e Kalkutës”. Princesha Diana dhe Nënë Tereza, lanë pas një karrierë suksesi në sferat e tyre, por me një të përbashkët – humanizmin!