Shkup, 8 prill – Një minoren ka marrë plagë nga thika në kofshën e majtë mbrëmë në lagjen e Gjorçe Petrovit. Policia kumtoi se rreth orës 1:00 pas mesnate në Stacionin policor Gjorçe Petrov, E.S: (51) ka paraqitur se rreth orës 22:30 minuta derisa djali i tij E.S: (17) ka lëvizur në rr. “Angel Viniçki” është ndaluar nga ana e dy personave të panjohur. Njëri prej tyre kishte nxjerrë thikë dhe e ka plagosur në pjesën e kofshës së majtë. Minoreni është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” për t’iu dhënë ndihmë mjekësore dhe nga ana e mjekut është konstatuar lëndim i lehtë trupor. Policia kumtoi se po punon në zbardhjen e plotë të rastit.