Një minator humbi jetën, 13 janë lënduar, ndërsa dhjetëra janë ngujuar nën tokë në një lokacion miniere në krahinën indoneziane Sulevasi Verior, njofto Agjencia Kombëtare për gjendje të jashtëzakonshme.
Minatorët kanë gërmuar ar tek fshati Bakan.
“Dhjetëra minatorë mbrëmë rreth orës 21 sipas kohës lokale janë ngujuar nën tokë në lokacionin ilegal të minierës”, shkruan në Tuiter zëdhënësi i Agjencisë, Sutopo Purvo Nugroho.
Ekipet e shpëtimit ndodhen në vendin e fatkeqësisë.
“Ekipet e shpëtimit vazhduan me evakuimin e dhjetëra minatorëve që kanë qenë të ngujuar në fshatin Bakan”, shtoi zëdhënësi.(koha.mk)