Një mësuese sulmon kolegen e saj në Kavadar

Kavadar, 17 janar – Një mësuese e ka sulmuar  kolegen e saj  në Kavadar,  informacionin për MIA-n e konfirmoi Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB-së Veles.

“Më 15 janar të vitit 2019  në Stacionin Policor – Kavadar gruaja 54 vjeçare nga Kavadari ka denoncuar  se në mëngjes,  rreth orës 08:30, në zyrën e mësimdhënësve në një shkollë të Kavadarit, ku është e punësuar si mësimdhënëse, fizikisht është sulmuar nga kolegia e saj e moshës 47 vjeçare”, thotë Dodevski.

Ai nuk zbulon më shumë detaje për incidentin.