Ish-sulmuesi i Juventus Vincent Pericard pretendon se karriera e tij te Juventus u shkatërrua nga një mesazh aksidental drejt të dashurës së Roberto Bettega. Pericard është konsideruar një nga talentet më premtues të futbollit evropian kur iu bashkua Juve-s nga Saint-Etienne më 2000, por francezi nuk i përmbushi pritshmëritë.
“E gjithë jeta ime përveç Juventus-it ka qenë skandaloze,” shprehet ai për Camfoot. “Unë dhe dy francezë të tjerë të klubit po merrnim leksione italishteje nga një mësuese e bukur. Një mbrëmje ishim në shtëpi dhe i dërgova një mesazh mësueses duke e ftuar për një pije. Një orë më pas ra telefoni. Ishte Roberto Bettega, zv-presidenti i Juventus. Ai na pyeti se kush i kishte dërguar mesazh gruas së tij. Nuk e dinim se ishte e dashura e tij. Si përfundim më huazuan te Portsmouth. Kam shkatërruar karrierën time te Juve për shkak të një mesazhi të pafat”, Pericard.