Transferimi i Theo Hernandezit gjatë afatit kalimtar të verës ka qenë lëvizja më e mirë e Milanit në merkato. Francezi edhe pse një mbrojtës, aktualisht është golashënuesi më i mirë i skuadrës kuq e zi, shkruan Indeksonline, përcjellë gazeta Koha.
Ai ka shënuar katër gola në Serien A dhe një në Kupën e Italisë, aq sa ka edhe Piateku, ku gjysmën i ka shënuar nga penalltia. Megjithatë, nga janari “baba” i sulmit të Milanit është Zlatan Ibrahimoviqi.