Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar profilin e dy personave me prapavijë kriminale, të cilët pretendon se po marrin pjesë në bllokimin e pikave kufitare në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Kurti shkruan se Vladislav Dajkovic dhe Igor Braunovic, janë në mesin e personave që po realizojnë bllokadën në Jarinje, për të cilët thotë se kanë prapavijë kriminale.
“Në bllokimet e rrugëve magjistrale që shpien në drejtim të vendkalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak po marrin pjesë individë të dëshmuar me veprimtari kriminale e pikëpamje ekstremiste. Në vijim janë dhënë përshkrimet dhe fotografitë e dy prej tyre,”- ka shkruar ai.