Roger Federer dhe Rafael Nadal do të ta takohen të dielën në ora 09:30 në finale të Australian Open. Zvicerani renditet në vendin e 17-të në ranglistën botërore, ndërsa spanjolli në vendin e shtatë. Të dy së bashku kanë 157 tituj, 88 i ka të fituar gjithsej në karrierë Federer, ndërsa 69 i ka Nadal. 35-vjeçari Zvicrën nga karriera e tij e suksesshme ka fituar 98,011,727 milionë dollarë, kurse 30-vjeçari spanjoll, 78,007,139 milionë dollarë. Vetëm tenisti Novak Djokovic ka fituar më shumë gjatë karrierës së tij, 107,898,543 milionë dollarë.