Një lloj i lashtë i njeriut mund të jetë zhdukur si pasojë e të qenit përtac.
Homo erectus ishte lloji i parë Hominid që diti të manipulojë me zjarrin, por hulumtuesit thonë se shpesh zgjodhi lehtësinë para cilësisë.
Kur vinte puna te ndërtimi i veglave dhe mbledhja e resurseve, për shembull, ata përdornin gurët që gjenin afër për ndërtim të veglave, edhe pse gurë më të mirë mund të gjendeshin më lart.
Në dukje, përtacia i la të paaftë që të adaptohen në ndryshimet e ambientit dhe eventualisht çoi në zhdukjen e tyre pas më shumë se një milion vite mbijetesë.
Në anën tjetër, Neandërtalët dhe Homo Sapiensët e hershëm u fokusuan në mbledhjen e resurseve dhe në planifikim paraprak.
Mendo për këtë herën tjetër që nuk dëshironi të ngriteni nga shtrati. /gazetametro.net