Muajt e fundit, Ministria e Arsimit ka kufizuar orët e lojërave në internet për të miturit, duke i lejuar ata vetëm një orë vetëm të premten, të shtunën dhe të dielën. E shqetësuar për stërmundimin e fëmijëve, ajo ka pakësuar gjithashtu detyrat e shtëpisë dhe ka ndaluar mësimin pas shkollës për lëndët kryesore gjatë fundjavës dhe festave
Kina ka miratuar një ligj për të reduktuar “presionin” e detyrave të shtëpisë tek fëmijët. Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua tha të shtunën se ligji i ri, i cili nuk është publikuar plotësisht, do t’i vendos qeveritë lokale përpara përgjegjësisë për të ulur presionet e detyrave të shtëpisë dhe do t’u kërkojë prindërve të rregullojnë kohën e fëmijëve të tyre duke marr parasysh pushimin, stërvitjen dhe shmangien e përdorimit të tepërt të internetit. Pekini ka kërkuar këtë vit prindërim më strikt, duke filluar nga frenimi i varësisë së lojërave në internet- të konsideruara si një formë e “opiumit shpirtëror”-deri në shtypjen e adhurimit “të verbër” të personazheve të famshëm të internetit. Parlamenti i Kinës tha të hënën se, do të shqyrtonte ndëshkimin e prindërve nëse fëmijët shfaqin “sjellje të këqija” apo kryejnë krime.
Muajt e fundit, Ministria e Arsimit ka kufizuar orët e lojërave në internet për të miturit, duke i lejuar ata vetëm një orë vetëm të premten, të shtunën dhe të dielën. E shqetësuar për stërmundimin e fëmijëve, ajo ka pakësuar gjithashtu detyrat e shtëpisë dhe ka ndaluar mësimin pas shkollës për lëndët kryesore gjatë fundjavës dhe festave. Në të njëjtën kohë, Kina po u kërkon të rinjve kinezë që të jenë më pak “femëror” dhe më tepër “burrëror”. Në “propozimin e saj për të parandaluar feminizimin e adoleshentëve meshkuj”, ministria e arsimit u kërkoi shkollave të promovojnë në kampus sportet, si futbolli.
Vitin e kaluar, Si Zefu, një anëtar i një bordi të lartë këshillues të quajtur Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, u tha delegatëve se tendenca e “feminizimit” midis adoleshentëve, do të dëmtonte zhvillimin e Kinës nëse nuk kontrollohet. Përpjekjet e Pekinit për atë që mund të quhet vlera më tradicionale familjare janë rritur kohët e fundit. Të dhënat më të fundit treguan se rritja e popullsisë së Kinës ra në nivelin më të ulët për gati 60 vjet, pavarësisht nga anulimi i politikës dhjetëvjeçare të një fëmije disa vite më parë. Numri i njerëzve të moshës së punës dhe fëmijëve është në rënie. Ka më pak të rinj në moshë madhore sesa 10 vjet më parë, e treguar dhe nga një rënie prej 31% në martesa nga viti 2013 deri në vitin 2019.