Tiranë, 21 maj – Krimineli i rrezikshëm rus, Revaz Ismailoviç Kahmazov, i njohur edhe si Rezo Lotkinski, dyshohet se fshihet në Shqipëri.
Rusi (44) është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet se është i përfshirë në një sërë grabitjesh, bashkë me një grup të organizuar kriminel, pwrcjellw KOHA.
Grupi kriminel ku akuzohet se bën pjesë edhe Rezo Lotkinski është i akuzuar për trafik droge, mashtrim si dhe grabitje me armë.
Sipas mediave ruse, janë dokumentuar mbi 21 raste grabitjesh me disa viktima.
Rezo Lotkinski dyshohet se fshihet në Shqipëri, pasi ka nënshtetësi shqiptare. Autoritetet ruse e kanë shpallur në kërkim dhe nëse do të kapet rrezikon mbi 15 vite burg. (koha.mk)