Shkup, 24 tetor – Filarmonia Gjermane e Rinit përforcoi për herë të parë në Maqedoni. Orkestra u paraqit para publikut vendas me dy koncerte në Shkup dhe Tetovë si pjesë e Festivalit ndërkombëtar “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”.
Instrumentistët interpretuan pjesë të Simfonisë romantike Nr. 3 nga Johannes Brahms, muzikë blues nga George Gershwin me “Rhapsody in Blue” dhe muzikë nga kompozitori i njohur ne Maqedoni, Fatos Lumani. Artdashësit i mirëpritën me duartrokitje performancat e tyre. Ky turne orkestral i Filarmonisë Gjermane të Rinit është i mbështetur nga Instituti Goethe në Shkup, Ambasada Gjermane në Shkup si dhe shoqata kulturore “Allegretto” në Tetovë.
Filarmoninë Gjermane të Rinit e dirigjoi dhe shoqëroi në piano maestro Desar Sulejmani, me origjinë nga Shkodra. Sulejmani është pjesë e trupës artistike të Teatrit të Operës dhe Baletit në Gelsenkirchen, Gjermani. Ai u zgjodh gjithashtu në tetor te 2010 ndër 100 dirigjentë nga e gjithë bota. (D.K)