Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu ka parashikuar një koalicion në mes të PSD-së, Vetëvendosjes dhe Nismës Socialdemokrate, duke e quajtur një koalicion i majtë kundër të djathtëve.
“Kjo është e preferuar dhe hap kualitativ në politikën tonë. Pra një ftesë e të të majtëve të deklaruar për të djathtit [PDK-LDK] në EPP, që të bëhen bashkë”, ka thënë Sejdiu.
Sejdu në emisionin Debat Plus, ka thënë se ky koalicion do të ishte një koalicion programor.
“Ky koalicion do të ishte një koalicion programor, sjellja e anëtarëve të Nismës sa kanë qenë në PDK gjithmonë ka qenë e majtë po ashtu edhe janë dekalraur i kemi parë edhe në kuvend dhe kështu kanë qenë të ngjajshëm me ne”, ka thënë Sejdiu.