Kumanovë, 21 tetor – Kirurgu nga Kumanova, dr. Dragan Tasevski vdiq si pasojë e koronavirusit, konfirmuan sot nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës.
Nga Qendra për Shëndet Publik informuan se ai para dhjetë ditësh është evidentuar si pozitiv në koronavirus. Është mjekuar fillimisht në Klinikën Infektive ndërsa më pas edhe në institucionin shëndetësor privat.
Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva duke i shprehur ngushëllime familjes së kirurgut Tsevski, theksoi se kjo është tragjedi dhe se ata akoma janë në pabesi.
“Me simptoma të bronkopneumonisë serioze është dërguar për mjekim në Spitalin Infektiv. Që para disa ditësh ishte në spitalin Sistina dhe ne shpresonim se do ta fitojë betejën. Dje mora informacionin se është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, por shpresonim se do të shërohet. Për fat të keq, e humbën një kolegë, i shpreh ngushëllime familjes. Shok dhe tragjedi është kjo që ndodhi”, deklaroi Zaharieva.
Ajo thotë se spitali është institucion i madh me rreth 700 të punësuar, të gjithë kanë kontakte dhe familje, se ka pasur persona pozitivë edhe në të kaluarën, ndërsa thotë do të ketë edhe gjatë periudhës së ardhshme deri në fund të pandemisë për shkak të natyrës së punës.
“Në kirurgji asnjë i punësuar nuk është pozitiv”, shton Zaharieva.
Doktor Tasevski ka punuar në spitalin e Kumanovës mbi tridhjetë vjet.