Një këmbësorë i lënduar rëndë në një nga 23 aksidente në Shkup

Shkup, 25 mars Gjatë fundjavës së kaluar në Shkup janë sanksionuar 159 shoferë për vozitje të shpejtë, 16 shoferë kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, katër shoferë nuk kanë dhënë leje kalimi për këmbësorët në vijat e bardha, pesë shoferë për rreshtim jo të rregullt, një për parakalim të paregullt, dy shoferë nuk nuk kanë dhënë leje kalimi veturave në zonat e udhëkryqit, 51 shoferë për mospërdorim të helmetës mbrojtëse, 11 shoferë për mosposedim të rripit të sigurisë dhe 29 shoferë për shfrytëzim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tregojnë të dhënat e buletinit të SPB- Shkup.

Gjatë fundjavës në Shkup kanë ndodhur gjithsej 23 aksidente ku një nga këmbësorët ka marrë lëndime të rënda trupore, në 11 lëndime të lehta kanë marrë 17 persona, ndërsa në 11 është shkaktuar dëm material.

Policia e komunikacionit ka shqiptuar 206 dënime për parkim jo të rregullt, ndërsa me veturën speciale “karrotreci” janë larguar 139 vetura.

Nga komunikacioni janë përjashtuar gjithsej 61 shoferë, ku 50 para se të pajisen me të drejtëjn e drejtimit të automjetit dhe 11 fillestarë, si dhe katër teknikisht të parregullta dhe 62 automjete të paregjistruara.