Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërkaq me lëndime më të lehta kanë kaluar 33 persona në 30 fatkeqësi të evidentuara komunikacioni në katër ditët e kaluara në rajonin e Shkupit. Të premten kanë ndodhur shtatë fatkeqësi, pesë me dëme materiale, ndërsa në dy prej tyre janë lënduar dy persona. Nga dhjetë fatkeqësi komunikacioni të regjistruara të shtunën, në njërën është lënduar rëndë një këmbësor, në katër prej tyre janë lënduar tetë persona, ndërsa në të tjerat është shkaktuar vetëm dëm material. Të dielën ka pasur gjashtë fatkeqësi, me ç’rast në katër prej tyre më lehtë janë lënduar 16 persona. Shtatë persona, ndërkaq, janë lënduar më lehtë në pesë prej shtatë fatkeqësive tër egjistruara gjatë 24 orëve të fundit.
Policia rrugore sanksionoi 39 vozitës të cilët nuk i respektuan kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, 11 janë përjashtuar nga komunikacioni për vozitje nën ndikim të alkoolit, shtatë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, gjashtë nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit, 11 kanë folur në celular gjatë vozitjes, 82 ishin me patent shofer të skaduar, ndërsa 38 vozitës me automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. me automjetin e sposaçëm janë mënjanuar 42 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.