Një këmbësorë dhe një shofer i automobilit janë lënduar rëndë, ndërsa tetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në shtatë aksidente që kanë ndodhur dje në Shkup. Janë evidentuar edhe katër aksidente në të cilat është shkaktuar dëm material.
Policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese kundër katër shoferëve nën ndikimin e alkoolit të cilët janë përjashtuar nga komunikacioni, nëntë për vozitje të shpejtë, katër të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, 10 të cilët e kanë shfrytëzuar telefonin celular, ndërsa 17 e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim. Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cikët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme. Janë hasur edhe 32 automjete të parkuara në mënyrë jo të përshtatshme.
Me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, janë larguar 57 automjete. Sektori për parandalim pranë SPB Shkup sot do të mbajë masë të veçantë edukative për trafik, në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësi të këmbësorëve.
Në kuadër të aksionit edukativ në komunikacion “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë në SHF “Krume Keleski” në komunën e Kisela Vodës.