Shkup, 26 prill – Një këmbësor dhe një motoçiklist janë lënduar më rëndë në dy prej gjithsej shtatë incidentesh që ndodhën gjatë ditës së djeshme në zonën e SPB-së Shkup, ndërsa në pesë më lehtë të lënduar mbeten dy persona.
Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe ka sanksionuar një numër të madh të parregullsive. Dy shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e kaluara, dy shoferë në udhëkryq kanë kaluar në semafor të kuq, katër shoferë nuk ju kanë dhënë përparësi për kalim këmbësorëve në vendkalim për këmbësorë, tre drejtues automjeti janë sanksionuar për rreshtim të parregullt, një shofer për parakalim të paligjshëm, si dhe 18 shoferë për mospërdorim të kaskës të sigurisë.
Në trafik janë përjashtuar gjashtë shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 24 para se ta fitojnë të drejtën për drejtimin e automjetit dhe tre vozitës fillestar, si dhe 29 automjete të paregjistruara dhe katër automjete për mbingarkim. Është sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar rrugën jashtë kalimit të këmbësorëve. Janë hasur edhe 160 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit, janë larguar 64 automjete.