Pertefe Donmori Leka, e lindur dhe e rritur në Shkodër. Pas mbarimit të shkollimit në vendlindje u emërua mësuese më 1960, në moshën 18 vjeçare, 7 km larg qytetit, në Vrakë, në shkollën ku ka dhënë mësim Migjeni.
Leka njihet është letrare e dalluar e cila në theks të veçantë ka pasur arsimin dhe edukimin e brezave të ardhshëm, ajo njihet për një sërë shkrimesh dhe artikujsh. Megjithatë nëpërmjet frymës intelektuale ajo ka ngritur në përmasa të larta dinjitetin dhe imazhin e femrës dhe nënës shqiptare.
Për nder të kontributit të saj dhe veprimtarisë shumë vjeçare, zonja Pertefe Leka tash më do të marrë çmimin “Nëna e Vitit 2022” nga organizata e grave shqiptaro-amerikane “Motrat Qiriazi”, në Festën që organizohet në 1 Maj të 2022.