Një i vdekur nga aksidenti në rrugën Shtip-Shkup

21

Shkup, 8 maj – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Shtip-Shkup, para fshatit Konjarë, transmton Alsat. Një makinë është rrokullisur duke lënë të vdekur në vendngjarje një person dhe një tjetër të plagosur.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:50, ku një makinë e tipit Nissan me targa të Shkupit është përmbysur. Personi i lënduar është transferuar në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup. MPB njofton se gjatë ditës së nesërme do të japin më tepër detaje në lidhje me rastin.