Karakas, 2 maj – Një vajzë e ka humbur jetën ndërsa 46 janë lënduar në Karakas ku lideri i opozitës Huan Guaido bëri thirrje për grevë të përgjithshme në tentimin të rrëzohet nga pushteti presidenti Nikolas Maduro.
Maduro pas vete ende i ka si mbështetje armatën dhe premtuan dënime për “tradhtarët” përgjegjës për grusht shtetin e pasuksesshëm.
Organizatat joqeveritare venezuelase konfirmuan se 27 vjeçarja Jurubit Rauseo të mërkurën në mbrëmje në spital ka ndërruar jetë për shkak një plumbi të marrë në kokë. Në përleshjet mes protestuesve dhe opozitës dhe forcave të sigurisë, u lënduan 46 persona prej të cilëve dy me armë zjarri.
“Prej nesër shkojmë në grevë dhe gradualisht në grevë të përgjithshme”, potencoi mbrëmë Huan Guaido, të cilin numrin më i madh i vendeve perëndimore e njohin si president i përkohshëm i Venezuelës, duke shtuar se do të vazhdojnë “derisa nuk arrihet liria”.
Guaido të martën bëri thirrje për ta rrëzuar nga pushteti Maduron, por tentimi nuk ka pasur sukses sepse komandantët kryesor në armatë mbetën lojale ndaj presidentit socialist.