Një person e ka humbur jetën në një prej gjithsej 25 aksidenteve që kanë ndodhur gjatë fundjavës në rajonin e SPB Shkup. Në aksident, një person ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa më lehtë të lënduar janë 21 persona në nëntë aksidente. Në 15 aksidente është shkaktuar dëm material.
Nga MPB-ja informojnë se policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Njëqind e gjashtëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 11 shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, dy shoferë nuk iu kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve, pesë shoferë janë dënuar për rreshtim të papërshtatshëm dhe një shofer për tejkalim të papërshtatshëm. Nga komunikacioni janë përjashtuar tetë shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 35 shoferë para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjet motorik dhe katër shoferë fillestarë, si dhe një automjet me probleme teknike dhe 25 automjete pa regjistrim. Është sanksionuar një këmbësor i cili nuk ka kaluar në vendkalimin për këmbësorë. Janë hasur edhe 145 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.
Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 141 automjete.
Në kuadër të projektit edukativ në komunikacion, “Kulturë komunikacioni të fëmijëve në institucionet parashkollore”, sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me fëmijë nga grupi i mesëm dhe i madh në kopshtin për fëmijë “Rosica”, objekti “Detelinka” në komunën e Gjorçe Petrovit.