Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku në këtë aksident ka mbetur i vdekur një person, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
“Bazuar në informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostraden “Ibrahim Rugova” ku një person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kane marrë lëndime trupore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident tragjik. Rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhel-Suhareke është bllokuar për qarkullim”, ka thënë PK.