Kopenhagë, 7 prill – Një njeri e ka humbur jetën, ndërsa katër janë lënduar në një shkëmbim zjarri që mbrëmë ka ndodhur në veri të Kopenhagës kumtoi policia daneze.
Policia supozon se incidenti ka qenë rezultat i një konflikti mes dy bandave lokale.
Autoritetet lokale ende e kërkojnë të dyshuarin apo të dyshuarit.
Sipas policisë mes të lënduarve nuk ka kalimtarë të rastit.