Zagreb, 10 janar – Një punëtor ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë llogariten si të zhdukur, gjatë një shpërthimi në hidrocentralin “Dubrovnik” në afërsi të vendit kroat Plat. Gjatë shpërthimit, pas të cilit në hidrocentralin kishte shpërthyer edhe zjarr, janë lënduar gjashtë punëtorë.
Shkaku për shpërthimin për momentin nuk dihet. Aksioni për gjetjen e punëtorëve të zhdukur, në të cilin janë përfshirë edhe zhytës, vazhdon.