Shkup, 11 qershor – Një i vdekur dhe dy të lënduar është bilanci nga aksidenti rrugor që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në qarkoren e Shkupit në drejtim nga Tetova në drejtim të Velesit, në afërsi të të hyrjes në Radishan.
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se aksidenti ka ndodhur në orën 03.40 minuta kur makina “opel astra” me targa të Shkupit ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.
Në aksident në vendin e ngjarjes ka humbur jetën shoferi M.A. (40), ndërsa dy bashkëudhëtarë janë lënduar dhe janë transferuar në Klinikat e Shkupit. Është lënduar më rëndë A.S. (29) (29) i cili është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ndërsa lëndime trupore ka marrë edhe bashkëudhëtari i dytë B.N (42) i cili është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ana e ekipit të SPB Shkup.