Uashington, 9 gusht – Një i ri ka vdekur, ndërsa të paktën 20 janë lënduar sot në incidentin me armë në tubimin në Uashington, njoftojnë mediat amerikane.
Siç thekson kanali Foks 5, viktima është 17 vjeçari, Kristofer Braun i cili ka vdekur në spital, derisa një police ende lufton me jetën.
Incidenti ka ndodhur në një tubim ku pjesëmarrësit kanë përgatitur ushqim, pas së cilës disa persona kanë filluar të gjuajnë me armë zjarri.
Shefi i policisë, Piter Njushem ka deklaruar se kanë shtënë të paktën tre persona.
Tubimi nuk ka qenë i lajmëruar, ndërsa kanë marrë pjesë qindra njerëz.