Kumanovë, 31 korrik – Një kumanovar dyzet e pesë vjet me iniciale B.V. ka vdekur në mëngjesin e sotëm në fabrikën për tuba dhe profile të salduara në Kumanovë, pasi është goditur nga kraharor nga një pjesë metali me të cilin ka punuar, kumtuan sot nga MPB.
Sipas informacioneve të para të policisë aksidenti ka ndodhur në orën 8 në mëngjesin e sotëm. I punësuari ka vdekur rrugës për në spital.
Nga MPB informojnë se po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit.