Athinë, 24 shkurt – Një foshnjë 24 ditëshe, i infektuar me virusin korona, nga e premtja e kaluar është shtruar në spital dhe është kyçur në aparate në Spitalin e Athinës, zbuloi ministri i Shëndetësisë së Greqisë Vasilis Kikiljas në konferencën e sotme për shtyp për gjendjen me pandeminë në vend.
“Foshnja lufton për jetë, ndërsa mjekët bëjnë gjithçka q munden dhe shpresojmë se do të jetë në rregull”, tha Kikilkasi.
Në greqi sërish është regjistruar numër i madh i rasteve të reja të Kovid-19, gjithsej 1.913 prej të cilëve 869 janë në rajonin e Atikës, rajon më e gjerë i Athinës, ku është edhe më i madh presioni mbi sistemin shëndetësor.
Kikiljas tha se 90 për qind është plotësuar kapaciteti në spitalet në Atikë, gjegjësisht prej 262 shtretër kovid në repartet për trajtim intensiv të lira janë 27.
Në 24 orët e fundit nga Kovid-19 në Greqi kanë vdekur 28 persona, me çfarë numri i rasteve të vdekjeve nga fillimi i pandemisë është rritur në 6.371.