Shkup, 13 mars – Një person është lënduar më rëndë në një nga gjithsej nëntë aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB-së të Shkupit. Në katër aksidente lëndime të lehta kanë marrë katër persona, ndërsa në katër janë shkaktuar dëme materiale.
Policia e trafikut ka sanksionuar 10 shoferë të cilët kanë lëvizur një një shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe një shofer i cili ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe. Është sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar në udhëkryq në ditë të kuqe.
Nga trafiku janë përjashtuar tre shoferë për shkak të drejtimit të automjetit në ndikim të alkoolit dhe 12 të tjerë janë përjashtuar nga trafiku sepse kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të patentën dhe dy shoferë fillestarë, si dhe nëntë automjete të paregjistruara. Janë hasur edhe 42 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 42 automjete.