Një burrë në gjendje të dukshme të dehjes dhe pa u prezantuar dje në orën 17:40 nga telefoni celular është paraqitur në numrin e telefonit 192 dhe ka thënë se “për 16 minuta dy raketa do të gjuhen ndaj ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për ta shkatërruar”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
MPB-ja, siç theksohet në kumtesë, menjëherë ka vepruar dhe i ka marrë të gjitha masat operative teknike dhe e ka gjetur burrin. Ai është dërguar në stacionin policor ku ka sqaruar se thirrja e tij ishte e motivuar sepse, siç ka thënë, “ka dashur të tërheq vëmendje sepse nuk ishte i kënaqur nga funksionimi i sistemit në shtet”. Gjatë ditës së djeshme, ai është arrestuar në stacionin policor për një vepër tjetër, për të cilën, sipas pohimit të tij nuk ishte fajtor. Merren veprime të duhura për zbardhjen e rastit, ndërsa është njoftuar edhe prokurori publik, kumtoi MPB-ja.