Shkup, 30 mars – Një i burgosur në “Burgun e Kumanovës” ka tentuar të vetëvritet duke i shkaktuar vetes plagë me thikë në pjesën e barkut dhe në pjesën e pasme të qafës.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje pasdite në orën 16:30 përmes telefonit në Sektorin për Punë të Brendshme Kumanovë B.P. mbikëqyrës në “Burgun e Kumanovës” në fshatin Kshinje ka paraqitur se i burgosuri A.I. (22) nga Shën Nikolla, ka tentuar të vetëvritet në atë mënyrë që në tualetin që gjendet pas kuzhinës së burgut, me thikë ka shkaktuar plagë me thikë në pjesën e barkut dhe poashtu plagë në pjesën e pasme të qafës.
I njëjti është dërguar në sektorin për Traumatologji në Klinikat e Shkupit “Nënë Tereza”, ku është mbajtur në mjekim të mëtutjeshëm.