Shkup, 12 korrik – Një i burgosur nga Institucioni përmirësues-ndëshkues në Prilep ka lënduar dy nëpunës policorë të cilët është dashur që së bashku edhe me një të burgosur tjetër t’i dërgojnë nga Spitali i përgjithshëm në Manastir deri në burg.
Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 16 në rrethin e Spitalit të përgjithshëm “Borka Taleski” në Prilep kur nëpunësit policorë në automjet zyrtar është dashur që pas përfundimit të kontrolleve mjekësore të të burgosurve, t’i kthejnë deri në burgun në Prilep. Për momentin kur i burgosuri R.S. është dashur të ngjitet në automjet, ka nxjerrë thikë dhe ka filluar t’i godasë policët.
Dy të burgosurit R.T. dhe R.S. janë kthyer në burgun në Prilep, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të dorëzohen parashtresa adekuate.