Një hostel në jugperëndim të Polonisë shkaktoi skandal pasi që në Tuiter u publikua një pankartë në të cilën shkruan “E ndaluar për hebraikët, komunistët, vjedhësit dhe tradhtarët”. Histeli ndodhet në vendin e vogël Cezarovice, ndërsa numër i madh i shfrytëzuesve në Tuiter e kanë quajtur hostelin “Shtëpia e nazistëve”. Parrulla gjoja qëndron në hyrje me muaj, ndërsa autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë asgjë sepse hosteli është pronë private. Pronari i hostelit Pjotr Ribak momentalisht është në burg për shkak të një incidenti të ndërlidhur me racizëm. Ai në nëntor të vitit 2015 në Vorcllav ka djegur një fotografi të hebrenjëve, ndërsa është mbrojtur se ka djegur fotografi të Xhorxh Sorosit.