Një helikopter ushtarak rrëzohet në Stamboll

6

Stamboll, 11 shkurt – Katër ushtarë janë lënduar pasi një helikopter ushtarak turk u rrëzua në një rajon banesor në Stamboll, deklaroi guvernatori i Stambollit, Ali Jerlikaja.

“Helikopteri ushtarak u rrëzua derisa ka tentuar në mënyrë të detyruar të aterojë mbi një kompleks banesor në kuartin Çekmekoj, në pjesën aziatike të Stambollit”, shkroi Jerlikaja në Tuiter. Sipas tij, ushtarët e plagosur menjëherë janë transferuar në spital.

Comments are closed.