Moskë, 26 tetor – Një helikopter rus me tetë persona ekuipazh u rrëzua në afërsi të arkipelagut arktik norvegjez Svalbard. Shërbimi për shpëtim i Norvegjisë veriore kumtoi se helikopteri ka qenë në rrugë nga Barcenburgu, lagja e dytë nga madhësia në Svalbard, drejtë rajonit rus Piramida. Një përfaqësues i shërbimeve të shpëtimit deklaroi se në vendin e fatkeqësisë janë dërguar dy anije shpëtimi dhe një helikopter. Në Svalbard i cili është pjesë administrative e Norvegjisë, në fuqi është regjim i posaçëm ligjor dhe në të gjendet lagja ruse Barencburg, në të cilin kryesisht jetojnë minatorë.