Nuk ndalen postimet me keqdashje kundër Leonardo Bonuccit në rrjetet sociale, i cili u kthye kësaj vere te Juventusi, pas një sezoni te Milani, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit kuqezi. Një “hater” dëshironte vdekjen për dy djemtë e futbollistit, teksa në Instagram kishte botuar një histori me imazhin e dy fëmijëve. “Plehrë, të vdekshin të dy fëmijët”, – ka shkruar ndjekësi me një gjuhë urrejtjeje ndaj lojtarit.
Përgjigjia e Bonuccit nuk ka vonuar, gjithashtu: “Ndoshta një ditë ne do të jetojmë në një botë më të mirë, sepse tani, ajo që unë shpresoj, t’i mbaj fëmijët larg të tjerëve, nuk është e mundur. Kjo është bota këtu, me kësi njerëzish. Dhuna e gjesteve, fjalëve dhe mendimeve”.
Mbrojtësi bardhezi vazhdon, duke u kthyer tek “hater”-i: “Tani fshini llogarinë, ndërrojeni atë, thirrni dikë që t’ju japë forcë. Për të ardhur keq që askush nuk mund t’ju heqë nga llogaria, për të mos treguar se sa të neveritshëm jeni”.
Në vitet e fundit, në rrjetet sociale u shfaqën “urime vdekjeje” dhe mesazhe, në të cilët talleshin me sëmundjen e njërit prej djemve të Bonucit. Kërcënimet dhe ofendimet u shfaqën gjithashtu në profilin e gruas së lojtarit.