Mes shumë llojeve të ndryshme të frutave të thata u gjend se arrat janë më të mirat për shëndetin e organizmit në përgjithësi dhe për sistemin kardiovaskular dhe të zemrës në veçanti. Nga studimet e kryera doli se konsumatorët e arrave, treguan se kishin një presion më të ulët të gjakut dhe një prani më të madhe të kolesterolit të mirë HDL.
Në përgjithësi, ata që konsumoninnjë grusht arra dhe bajame ishin më pak të rrezikuar nga sëmundjet që lidheshin me sindromën metabolike dhe aparatin kardiovaskular. Arrat janë të pasura me omega-3, të cilat mund të quhen ushqim për trurin.
Sipas studimit nga një grup shkencëtarësh amerikanë, konsumi ditor i arrave është i lidhur me përmirësimin e kujtesës te gratë. Kjo veti merr burim nga një përmbajtje e lartë e acideve yndyrore, fenoleve dhe antioksidantëve tek arrat, të cilat ndihmojnë në nxitjen e aktivitetit të trurit dhe përmirësimin e funksionimit të tij.
Specialistët janë të bindur se në qoftë se hahen arra në baza të rregullta mund të çojë në përmirësimin e aftësive mendore dhe koordinimin. Përveç omegës-3, arrat janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë për të parandaluar dhe riparuar dëmtimet e trurit për shkak të radikaleve.
Arrat me të vërtetë janë një burim i shkëlqyer ushqimi për të rritur aftësinë tuaj, qartësuar mendjen dhe për të dhënë më të mirën e tij.