Shkup, 13 shtator – Grupi punues i Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të realizojë vizitë zyrtare në IPP Burgu Shkup – Shkup.
Në shoqërim të grupit, informojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, do të jetë edhe drejtori i Drejtorisë për kryerje të sanksioneve Jovica Stojanoviq, si dhe përfaqësues nga NDI dhe nga Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut i RMV.
Në grupin punues janë të anëtarësuar deputetët Fadil Zendeli, Mirsada Emini-Asani, Trajço Dimkov, Panço Dimov dhe Sllagjana Mitovska. (koha.mk)