Shkup, 16 janar – Prokuroria Themelore Publike (PTHP) për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion, ka sjell urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër shtatë personave për të cilët ekziston dyshim se kanë kryer vepër penale – “vjedhje të rëndë” sipas nenit 236 dhe vepër penale – “Shoqërim kriminal sipas nenit 394 të Kodit penal”. Siç kanë bërë të ditur nga PTHP, bëhet fjalë për grup kriminal ndërkombëtar të përbërë nga katër shtetas ukrainas dhe nga një shtetas të Moldavisë, Kazakistanit dhe SHBA-së. Të dyshuarit në Maqedoni kanë kryer 19 vjedhje të rënda nga kasafortat civile në filialet e Bankës Shparkase dhe Bankës Qendrore Kooperative në Shkup. Me këtë rast ata janë pajisur me pronë kundërligjore në vlerë 105.638.858 denarë në para, stoli ari dhe lëndë tjera me vlerë.
“Në periudhën nga muaji korrik deri në nëntor 2017, të dyshuarit kanë marrë me qira kasaforta civile në banka të ndryshme në Shkup me qëllim të vlerësojnë rrethanat dhe sistemin e sigurisë së bankave. Pastaj kanë përdorë identitete të rrejshme dhe në periudha të caktuara çdo ditë kanë vizituar filialet ku kanë pasur kasafortat. Duke përdorë momentin pa praninë e personit zyrtar, me pajisje speciale e kanë incizuar brendinë e bravave të kasafortave dhe pastaj kanë bërë çelësa- kallëp për hapjen e tyre. Gjësendet e mara nga kasafortat janë dërguar prej Maqedonisë, një nga një nga secili anëtar i grupit, në vendkalime të ndryshme dhe në periudha të ndryshme kohore”, thonë nga PTHP.
Siç ka bërë të ditur MPB, bëhet fjalë për personat O.P.D (33) nga Ukraina, A.M (37) nga Moldavia dhe V.SH (43) nga Ukraina, të cilët dyshohen se kanë kryer 19 vepra penale “vjedhje e rëndë” dhe vepër penale “shoqërim kriminal”. Padi kanë fituar edhe personat V.B (48), O.M (37) shtetas të Ukrainës si dhe D.SH (49) nga Kazakistani dhe S.A (43) nga SHBA për shkak të dyshimit se kanë kryer 19 vepra penale “ndihmesë” lidhur me veprën penale “vjedhje e rëndë” dhe “shoqërim kriminal”. Ky grup kriminal, thuhet nga PTHP, njëjtë kanë kryer vjedhje të rënda edhe në shtete tjera. Deri në këtë moment, njëri nga të akuzuarit është privuar nga liria në Lituani, ndërsa dy të tjerë në Taxhikistan.