Bogotë, 29 gusht – Një grup i ish negociuesve paqësorë nga Forcat të armatosura revolucionare të Kolumbisë (FARK) sot deklaruan se sërish marrin armë në dorë, për shkak, siç vlerësojnë, marrëveshjes së pasuksesshme paqësore me të cilën u garantohen të drejtat e tyre politike.
Ivan Markes ishte negociuesi i përgjithshëm për marrëveshjen nga viti 2016, me të cilën duhet të përfundojë lufta gjysmë shekullore e guerilëve në vend.
Në video incizimin që sot u publikua, Markes u shfaq para grupit prej rreth 20 guerilëve të armatosur dhe e dënoi, siç vlerësoi, mossuksesin e presidentit kolumbian Ivan DUke për ta mbështetur marrëveshjen.
Afër tij qëndronte edhe Hesus Santriç, ish-lideri i dytë i FARK-ut të shpërndarë dhe bashkëpunëtor i afërm i Markes.
Rreth 7.000 kryengritës ishin të armatosur në kuadër të marrëveshjes me qeverinë. Megjithatë disa prej tyre u sulmuan pasi u demobilizuan, ndërsa në ndërkohë SHBA-ja madje edhe kërkoi ekstradimin e Hesus Santriç, për shkak të akuzave për trafikim me drogë.