Një grup burrash duke qëndruar përreth tavolinës së presidentit Trump, i cili nënshkroi dokumentin që ndalon financimin e abortit. Fotografia u shkrep në momentin kur Trump nënshkroi ndalimin e financimit të organizatave që merren ose promovojnë abortin, shkruan BBC. “Burrat duke marr vendime për trupat e grave”, ishte kjo një frazë që u shpërnda qindra mijëra herë në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe shkrimtaren e skenaristen JK Rowling. “Të gjithë burrat në këtë fotografi, duken të kualifikuar për të vendosur për shëndetin e grave. JO”, shkruan Jodi Picoult. “Për sa do të jetoni, kurrë nuk do të shihni një fotografi të 7 grave duke nënshkruar legjislacion për të drejtat e burrave mbi organet reproduktive”, shkruan Martin Belam në Twitter.