Shkup, 31 mars – Në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, një shtatzënë ka rezultuar pozitiv me virusin Korona, por pas ndërhyrjes në lindje cezariane foshnja tashmë është në kujdes intensiv, transmeton gazeta KOHA.
Foshnja është në kujdes intensiv sepse lindja ishte e parakohshme. Stafi mori të gjitha masat e nevojshme sipas protokollit të mbrojtjes së virusit Korona.
Ndërkohë në anën tjetër, një tjetër shtatzënë kishte ardhur në klinikë me komplikime dhe me infeksion Sepsa, gjë që bëri fëmija të vdiste. Gjinekologët besojnë se ky rast nuk ka të bëj me virusin Korona por megjithatë ajo do të testohet.(koha.mk)