Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, që e bëri barazinë e sekseve një prej prioriteteve të tij, emëroi dje një grua për herë të parë në krye të policisë federale kanadeze.
Deri më sot ka qenë komandante e ngarkuar me stërvitjen e rekrutëve të rinj, Brenda Lucki u bë komisare e Xhandarmërisë mbretërore të Kanadasë (GRC, policia federale), duke zëvendësuar Bob Paulson.
“Komisarja e re, përveç detyrave klasike për sigurinë, do të luajë gjithashtu një rol madhor në bashkimin e autoriteteve dhe në promovimin e barazisë së sekseve”, theksoi Trudeau gjatë ceremonisë së kalimit të detyrës.
“Përveç posteve të ndryshme brenda policisë së Kanadasë, Brenda Lucki ka punuar gjithashtu pranë Kombeve të Bashkuara në ish-Jugosllavi dhe në formimin e forcave policore të OKB-së në Haiti”, vazhdoi Justin Trudeau.