Një grua nga rrethina e Shkupit ka denoncuar se është përdhunuar nga vëllai

Shkup, 18 tetor  – – Njëzet e gjashtë vjeçarja P.N. nga një fshat i Shkupit, dje në ora 13:30 në stacionin e policisë ka denoncuar se është përdhunuar nga ana e vëllait të saj, kumtoi MPB. “P.N. rreth mesditës së 16.10.2017, derisa ka qenë vetë në shtëpi, nga prapa i është afruar vëllai i saj R.N. (27), ia ka mbyllur gojën me dorë, e ka zhveshur dhe e ka përdhunuar. Pas kësaj i është kërcënuar se do ta vrasë nëse i tregon dikujt. Në orën e mbrëmjes është shkaktuar një zënkë mes denoncueses, vëllait të saj dhe nënës së tyre. Pas debatit vëllai i saj e ka sulmuar edhe fizikisht, e pastaj ka marrë një thikë dhe i ka shkaktuar plagë në gishtat e dorës”, theksojnë nga MPB. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.