Në një kamp shtëpizë në të cilën ka jetuar një grua në qytetin San Diego, shtetin federal të Kalifornisë, janë gjetur 320 minj.
Pas ankesave nga banorët e San Diego, shërbimet arritën në kamp shtëpizën e vendbanimit të gruas, ndërsa pasi biseduan me të u mblodhën gjithsej 320 minj që ajo i ushqente. Zyrtarët konfirmuan se shërbimi në çdo pjesë të kamp shtëpizës gjeti minj.
Pretendohet se gruaja që jeton në kamp shtëpizën në fillim kishte vetëm dy minj, ndërsa ky numër me kohë u rrit në 320. Gruaja pranoi se situata e saj kishte dalë nga kontrolli dhe se do të ndryshonte vendbanimin e saj, gjegjësisht nuk do të jetonte më në një kamp shtëpizë.