Ndërroi jetë një pensioniste 65-vjeçare nga Shtipo, nga sëmundja tropike leishmanioza, konfirmojnë nga Qendra për shëndet publik-Shtip.
Epidemiologja, Aleksandra Sërbinovska thotë se gjendja me këtë sëmundje është shqetësuese dhe atë në shekullin 21. Gjatë tre muajve të fundit, thekson, janë diagnostifikuar edhe tre raste të reja të leishmaniozës, tek dy fëmijë dhe një burrë.
“Kjo sëmundje nuk shërohet me antibiotikë, do të thotë një rast nuk duhet të alarmojë. Ne tani kemi person të sëmurë, i cili është 49-vjeçar dhe dy fëmijë, njëri gjashtëvjeçar, tjetri njëvjeçar. Kjo sëmundje nëse nuk vërehet me kohëp dhe nëse nuk mjekohet, mund të jetë vdekjeprurëse dhe i sulmon të gjitha organet. kemi edhe një rast të vdekjes”, thotë Sërbinovska.
Ajo shton se rezervoar i kësaj sëmundje janë qentë t[ë cilët e bartin tek njerëzit.
Sërbinovska thekson se inkubacioni është mbi gjashtë muaj, varësisht nga imuniteti i personit të sëmurë, ndërsa simptomat janë dhimbje, plogështi, anemi, rritje e pankreasit dhe shpënetkës.