Shkup, 16 maj– Një grua gjashtëdhjetë e trevjeçare është lënduar rëndë në Bit Pazar kur është goditur nga një motoçikletë, e drejtuar nga një person i panjohur, i cili është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Policia kumtoi se dje në orën 13:26, të punësuarit në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” kanë denoncuar se tek ta është sjellë V.K. (63) nga fshati Kuçevishtë e Shkupit, me lëndim të rëndë trupor nga aksidenti në Bit Pazar, ku është goditur nga një motor i drejtuar nga një person i panjohur, i cili është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.