Shkup, 7 janar – M.B (83) dje është gjetur e vdekur në katin e djegur të shtëpisë në fshatin Bukoviq të Shkupit. Siç informon MPB, dje është denoncuar se në orën 12:25 në fshatin Bukoviq për shkaqe tani për tani të panjohura ka shpërthyer zjarr në shtëpinë, pronë e R.B (49), me ç’rast tërësisht janë djegur përdhesa dhe kati, ku ka qenë nëna e tij M.B, e cila është gjetur e vdekur. Zjarri është lokalizuar nga ekipet e Brigadës së zjarrfikësve. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurës i është dorëzuar familjes për varrim.