Një greke është munduar nga Maqedonia në Greqi ta nxjerrë foshnjën e saj të fshehur në valixhe

10

Athinë, 12 shtator  – Që t’i shmanget dënimit me burg  për grabitje, grekja 30-të vjeçare ka ikur në Maqedoni, ku ka lindur, ndërsa të hënën është munduar që në vendkalimin kufitar Evzoni në anën greke të kufirit t’i shmanget kontrollit të pasaportës dhe nga Maqedonia në Greqi ta nxjerrë foshnjën e saj dymuajshe të fshehur në valixhe, pas së cilës është arrestuar, publikoi agjencia greke e lajmeve ANA-PMPA.

“Kur nëpunësit doganorë e zbatuan procedurën e parashikuar, të befasuar zbuluan se në valixhe ka pasur një foshnjë dymuajshe. Kontrolli, gjithashtu zbuloi se për të është lëshuar aktgjykim nga Gjykata e Selanikut, për dënim me burg prej tre viteve për grabitje. Nën këto kushte policët  e arrestuan, ndërsa foshnja iu dërgua familjarëve të saj. Me siguri gruaja kohëve të fundit ka qëndruar në IRJM, ku e solli në botë foshnjën e saj”, shkruan agjencia greke e lajmeve, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Comments are closed.